Më shumë se 30 persona të cilët ishin pjesëmarrës në seminarin e autorit të librave motivues, Tony Robbins, kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi ai i inkurajoi që të ecnin nëpër thëngjill të nxehtë si mënyrë e tejkalimit të frikës.
Pesë pjesëmarrës u dërguan në spital të enjten mbrëma, ndërsa të tjerët u trajtuan në vendin e ngjarjes për djegie të shputave dhe këmbëve, njofton Klan Kosova.
Thëngjilli i zjarrtë u shpërnda jashtë Kay Bailey Hutchison Convention Center, në Dallas, si pjesë e seminarit katërditor të Robbins me titull: “Unleash the Power Within” (“Zgjoni fuqinë e brendshme”).
Sipas përfaqësuesve të Robbins, rreth 7.000 njerëz ecën mbi thëngjill të zjarrtë kurse vetëm pesë “kërkuan ndihmë më serioze sesa ajo që ishte në dispozicion aty për aty”.
Ecjet e tilla janë të shpeshta në seminaret e tij.
Më shumë se 20 persona kishin nevojë për ndihmë shkaku i djegieve të shputave në një seminar të ngjashëm në vitin 2012, në San Jose, Kaliforni.
Librat e Robbins janë shitur në miliona ekzemplarë, përfshirë edhe në gjuhën shqipe.
https://www.youtube.com/watch?v=GYkYQ0EI2z0
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.