Katerina e Madhe përmbysi Pjetrin III në këtë ditë në vitin 1762 dhe filloi mbretërimin e saj si perandoreshë e Rusisë, duke e çuar vendin e saj në pjesëmarrje të plotë në jetën politike dhe kulturore të Evropës dhe duke zgjeruar territorin rus.
Katerina e Madhe, ishte femra që udhëhoqi Rusinë, nga 9 korriku 1762 deri më 17 nëntor 1796, për një periudhë prej 34 vjetësh. Qeverisja e Katerinës rivitalizoi Rusinë duke zgjeruar territoret dhe duke u bërë një prej "Fuqive të Mëdha të Evropës". Ajo besonte në fenë luteriane, por më pas u kthye në ortodokse.
Gjatë sundimit të saj ajo zgjeroi territoret në jug dhe perëndim të perandorisë, duke përfshirë Rusinë e Re, Krimenë, Kaukazet Veriore, bregun e djathtë të Ukrainës, Bjellorusinë, Lituaninë dhe Letoninë, duke shtuar sipërfaqen e perandorisë së saj me rreth 300 mijë kilometra katror.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.