Lajmet e fundit

Familja katër anëtarëshe më 21 qershor, ishin afër portit Dana Point në Kaliforni, kur një delfin me peshë 160 kg, kërceu në barkën e tyre.
Delfini kishte kërcyer në trupin e Chrissie Frickman, duke i’a thyer kështu të dy këmbët, transmeton Klan Kosova.
Gjaku që ishte shpërndarë në barkë, është nga plagët e hundës dhe në bishtit të delfinit.
Chrissie dhe Dirk Frickman, ishin duke e festuar 18 vjetorin e martesës.
Chrissie është tani është duke u shëruar, pasi ka kaluar 5 orë në emergjencë.
Për fat të mirë edhe delfini është mirë, pasi që familja u kujdes edhe për të.
Ata e kishin lidhur delfinin me një litar, deri në breg për ta shëruar, mirëpo për çdo 30 sekonda e fusnin në ujë, për ta mbajtur të gjallë.