Lajmet e fundit

Shkova te Messi pas ndeshjes. Ai më përqafoi dhe më tha: ‘Je i madh. Populli yt duhet të jetë krenar për ty’. Ishte diçka e pabesueshme për mua. Të dëgjosh fjalë të tilla nga dikush si Leo Messi do të thotë shumë për mua”, ka deklaruar Vozinha, sipas La Tercera., transmeton Klankosova.tvAi tregoi se më pas e falënderoi yllin argjentinas dhe i kërkoi një kujtim nga kjo përballje.
E falënderova dhe i thashë: ‘Faleminderit, Leo. Ti je më i miri’. Pastaj e pyeta nëse mund t’i ndërronim fanellat. Leo më tha se do të ma jepte fanellën në tunel, pasi të përfundonte intervistën”, shtoi ai.Pavarësisht eliminimit, Vozinha kthehet në vendin e tij si një nga heronjtë e këtij Botërori. Portieri e mbylli turneun me një statistikë mbresëlënëse, duke pritur 78.3 për qind të goditjeve në portë, ndërsa u përball me gjithsej 74 goditje gjatë katër ndeshjeve. Kepi i Gjelbër ishte një nga surprizat më të mëdha të Kampionatit Botëror, duke siguruar kualifikimin nga grupi përpara kombëtareve si Uruguai dhe Arabia Saudite, përpara se të zhvillonte një duel dinjitoz ndaj Argjentinës.