25.06.2015 · përditësuar para 4033 dite1 min lexim
Ana Rochelle Pondare, është nga Filipine, dhe vuan nga një sëmundje e rrallë.
Ajo vuan nga “sëmundja e plakjes”, sepse edhe pse të martën ka mbushur 18 vjet, duket shumë më e vjetër, transmeton Klan Kosova.
Sëmundja e saj është një gjendje e rrallë gjenetike, që shkakton dhjetë herë më shpejtë plakjen se sa në gjendje normale.
Mjekët i kanë thënë asaj se ajo “tashmë është 140 vjet”.
Shumica e njërëzve që vuajnë nga kjo sëmundje, vdesin në moshën 14 vjeçare.
Por rasti i Pondare, është shumë i rrallë sepse ajo tashmë ka mbushur 18 vjet, dhe festën e ditëlindjes e festoi e veshur si një princeshë.
“Nuk jam një vazjë e kompletuar”.
“Mjekët më kanë thënë që po plakem shumë shpejtë, e pas 15 vitesh unë nuk do të jem më ë gjallë”, ishte shprehur Pondare për CNN, në vitin 2011.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.