Lajmet e fundit

Dy vajza 13 vjeçare, Morgan Geyser dhe Anissa Weier, janë akuzuar për një tentim vrasje.
Viktima e tyre ishte shoku i tyre i klasës, të cilin e kanë goditur 19 herë me thikë.
Mirëpo për fat të mirë 12 vjeçari shpëtoi dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore.
Javën e kaluar, gjykata vendosi që nëse shpallen fajtore atëherë të dy vajzat do të gjykohen sikurse të rriturit, transmeton Klan Kosova.
Por të premtën gjykata vendosi, që vajzat janë të pafajshme.
Kjo sepse ato ishin të “shantazhuara për ta bërë këtë gjë”.
Ato ishin komplontuar për muaj me rradhë për ta vrarë viktimën e tyre, në emër të “përkushtimit” të tyre për Slender Man, që është një karakter imagjinar në një website me histori horror.
Slender Man është një karakter në internet, storiet e të cilit kanë të bëjnë me rrëbime, trauma dhe vrasje të fëmijëve.
Hetimet kanë treguar se ato menduan se duke vrarë do e tregonin “besnikërinë e tyre ndaj këtij karakteri”.