Jurgen Klopp i ka dhënë fund 'pushimit' nga puna si trajner.
Ish-trajneri i Liverpoolit do të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë në futboll, transmeton klankosova.tv.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano.
"Klopp ka pranuar ta marrë drejtimin; detajet e kontratës afatgjatë, projekti dhe largimi nga RB Group janë ende në diskutim, por ai do të jetë trajneri i ri", ka shkruar Romano në X.●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.