Manchester United e ka ngushtuar epërsinë e Chelseat, në 1-2, në kuadër të xhiros së 31-të në Premier League.
Golin e ka shënuar Alejandro Garnacho, në minutën e 34’ pas gabimit trashanik të Moises Caicedos.
Përndryshe, Chelsea shënoi fillimisht me Conor Gallagherin në minutën e 4’, teksa e dyfishoi epërsinë me anë të Cole Palmer, në minutën e 19’, i cili ishte i saktë nga penaltia.