Lajmet e fundit

Por vajza australiane tani ka vendosur të mbyllë punën e biznesit për momentin, duke synuar t'i kushtojë më shumë vëmendje studimeve të saj.
Nëna e saj, Roxy shprehu entuziazmin e saj për suksesin e Pixie, duke thënë se "shpirti sipërmarrës që ajo ka në një moshë kaq të re" është ajo që e emocionon më shumë, transmeton Klankosova.tv.
Mendjemprehtësia e biznesit duket se është një tipar i familjes. Vetë Roxy zotëron disa biznese të suksesshme komunikimi dhe një rezidencë të mrekullueshme prej 3.6 milionë funtesh në Sydney.
Megjithatë, prindër të ndryshëm kanë shprehur shqetësimet e tyre në postimet e Roxy-t në mediat sociale, duke argumentuar se Pixie është shumë e re për të jetuar një mënyrë jetese kaq luksoze, pavarësisht nga pasuria e tyre.
