“Dita e beqarëve” apo “Single’s day” në anglisht, është dita e njerëzve që nuk janë të martuar apo nuk janë në një lidhje dashurie, dhe festohet me 11 nëntor, transmeton Klan Kosova.
Kjo datë është zgjedhur për shkak se edhe në datë e edhe në muaj e ka numrin 1.
Pra 11.11.
Kjo ditë fillimisht ishte bërë e famshme në Kinë, e kjo ditë festohej duke organizuar ndeja të ndryshme për të provuar të gjejnë fatin e tyre.
Në botë njihet si dita kur bëhen më së shumti blerje, sidomos në web faqet si Alibaba dhe Taobao. Në vitin 2013 ishin regjistruar 5.8 miliardë dollarë blerje vetëm në një ditë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.