Lajmet e fundit

Nga 25 lojtarët e ftuar për ndeshjet e shtatorit nga përzgjedhësi Franco Foda, plot 9 prej tyre kanë luajtur në Kosovë, para se të transferoheshin jashtë vendit.
Të vetmit që u larguan nga skuadrat e gjeneratave të reja, janë Edon Zhegrova dhe Emir Sahiti. I pari nga Prishtina, i dyti prej Trepçës'89, raporton Klankosova.tv.
[caption id="attachment_2371418" align="alignnone" width="228"]
Edon Zhegrova sa ishte pjesë e FC Prishitnës.[/caption]
Sahiti ndonëse u ftua edhe nga skuadra e parë e Trepçës '89, nuk ka zhvilluar ndonjë minut për mitrovicasit.
[caption id="attachment_2371436" align="alignnone" width="267"]
Ermir Sahiti, ish lojtar i Ramiz Sadikut, Prishtinës dhe Trepçës '89[/caption]
Milot Rashica e la futbollin e Kosovës nga Vushtrria, kurse sot mbron ngjyrat e skuadrës së madhe turke, Beshiktash.
[caption id="attachment_2371419" align="alignnone" width="258"]
Milot Rashica, pjesë e Kosovës së Vushtrrisë[/caption]
Amir Rrahmani luante me Drenicën në Superligë, kurse aktualisht qëndron në njërin prej klubeve më të mëdha në Itali. Madje me Napolin, kapiteni i kombëtarës së Kosovës u shpall edhe kampion në Serie A.
[caption id="attachment_2371420" align="alignnone" width="249"]
Amir Rrahmani në KF Drenica[/caption]
Ishte sulmues i Lirisë së Prizrenit, por sot Vedat Muriqi po 'bombardon' portat e gjigantëve botërorë. Së fundmi i realizoi Real Madridit.
[caption id="attachment_2371421" align="alignnone" width="207"]
Vedat Muriqi pjesë e Lirisë së Prizrenit[/caption]
Me Prishtinën u shpall kampion në Kosovë, tani Visa Bekaj mbron portën e Hataysporit në elitën e futbollit të Turqisë, njofton Klankosova.tv.
[caption id="attachment_2371422" align="alignnone" width="252"]
Visar Bekaj duke mbrojtur portën e FC Prishtinës[/caption]
Kampioni aktual i Superligës, ka numrin më të madh të lojtarëve që mbrojtën ngjyrat e këtij klubi, para se ta lëshonin Kosovën. Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani nga Ballkani u larguan drejt Rumanisë, kurse sot me Spartën e Pragës gjenden në finalet e Ligës së Kampionëve.
[caption id="attachment_2371427" align="alignnone" width="246"]
Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani, gjatë ndeshjeve evropiane me Ballkanin[/caption]
Ndërkaq së fundmi nga qyteti i Suharekës u largua edhe Lumbardh Dellova, që po mbron ngjyrat e 31 herë kampionit të Bullgarisë, CSKA Sofia.
[caption id="attachment_2371428" align="alignnone" width="249"]
Lumbardh Dellova, futbollisti i vitit 2023 në Superligën e Kosovës[/caption]
Të vetmit që ende luajnë në Superligën e Kosovës dhe që kanë marr ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, janë Lindon Emerllahu i Ballkanit dhe Ilir Krasniqi i Llapit.
[caption id="attachment_2371416" align="alignnone" width="300"]
Lindon Emerllahu, FC Ballkani[/caption]
Për mbrojtësin e skuadrës nga Podujeva janë disa oferta, më afër për ta transferuar është skuadra nga Ukraina, Kolos Kovalika.
[caption id="attachment_2371432" align="alignnone" width="300"]
Ilir Krasniqi, KF Llapi[/caption]