Policia në Itali ka gjobitur një 103-vjeçare, e cila është kapur natën duke drejtuar një makinë të pasiguruar me leje drejtimi të skaduar.
Oficerët morën një telefonatë rreth orës 1 të mëngjesit duke raportuar se një automjet po drejtohej në mënyrë të rrezikshme në qendër të Bondeno, shkruan The Guardian, njofton Klankosova.tv.
Sipas një raporti të policisë, oficerët e dërguar në vendin e ngjarjes në rajonin verior të Emilia Romagnas ishin "shumë të befasuar kur zbuluan vitin e lindjes së shoferes".
Giuseppina Molinari, e njohur si Giose, lindi në vitin 1920. Ajo kishte qenë me makinë për në Bondeno për të takuar miqtë dhe "ndoshta" u çorientua në errësirë dhe humbi rrugën, tha policia.
Licenca e Molinarit ka skaduar dy vite më parë. Në Itali, shoferët mbi 80 vjeç duhet t'i nënshtrohen një kontrolli mjekësor çdo dy vjet për të rinovuar patentën.
Molinari u gjobit dhe u dërgua në shtëpi nga policia.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.