Të lexosh e të shkruash në ditët e sotme është një ndër gjërat më kryesore, por të rikujtojmë që shumë kohë më parë, jo të gjithë kishin këtë fat dhe mundësi që të mësonin.
Analfabetizmi ishte i lartë dhe për fat të mirë me kalimin e viteve ka rënë gjithnje e më shumë me hapjen e shkollave.
E një grua e moshuar nga Kina, ka mësuar të shkruajë e të lexojë në moshën 100-vjeçare. Zonja, e cila në të kaluarën ishte shitëse e fruta-perimeve, nuk ka patur mundësinë që të shkojë në shkollë pasi është martuar shumë e re.
Më në fund, pas shumë viteve, gruaja ka realizuar ëndrrën e saj më të madhe. I biri, i cili është 70 vjeç, ka thënë se e ëma gjithmonë ka shprehur pakënaqësinë për analfabetizmin e saj. Ai shprehet se i ka kushtuar vëmendje fjalëve të se ëmës dhe ka marrë një fletë e një laps që t’i mësojë të shkruajë. Në fillim i ka mësuar që të shkruajë emrin e saj. “Mora një fletë të bardhë e shkrova emrin e saj. Ajo me shumë durim e kopjoi dhe e rishkruante që të mos e harronte”, ka thënë 70-vjeçari.
Më pas, e moshuara është regjistruar në një kurs intensiv, që organizohet në zonën ku ajo banon. Deri tani ajo ka mësuar 100 fjalë. “Nuk kam patur asnjëherë një nxënëse kaq të moshuar. E vlerësoj shumë”, ka thënë mësuesja.
Në fund të kursit, 100-vjeçarja do të japë një provimin për të marrë një certifikatë që thuhet se ajo di të lexojë e shkruajë. E moshuara po bën shumë sakrifica për të mësuar sa më shumë të jetë e mundur.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.