Lajmet e fundit

Kjo sëmundje shkakton grumbullimin e lëngjeve brenda kafkës, me ç’rast ajo bymehet dhe tani koka e Dhabuhit është e gjerë 50 centimetra.
Ajo ka mbetur në krevat dhe prindërit po kujdesen për të duke u lutur për jetën e saj.
Përderisa ekspertët mjekësorë mund ta ndihmojnë 1 vjeçaren që ta mund këtë sëmundje, prindërit e saj nuk mund t’i përballojnë shpenzimet e operimit e saj.
Prindërit e Dhabuhit, Hitesh Parmar 22 vjeç dhe nëna e saj Shakuntala 21 vjeçare, e sigurojnë jetesën duke punuar në fushat e pambukut.
Ata fitojnë vetëm 66 funte në muaj (89 euro).
Nëna e saj thotë se për shkak të madhësisë së kokës, e bija e nuk mund të qëndrojë më vertikalisht e as të ulet. Asaj i duhet të qëndrojë tërë ditën në shtrat dhe e ka të vështirë edhe të ushqehet.