Pritja është speciale e emrat i kanë në krye të vendit.
Nxënësit e klasës së parë në shkollën fillore "Asdreni" në Pejë, e nisën vitin shkollor më ndryshe se ata më të rriturit. Mësuesja e tyre, Arrita Harxhi, premton shumë angazhim në rrugëtimin e ri të dijes për të vegjlit.
E fëmijët të premten po ashtu u njoftuan me ambientet ku do të vijojnë mësimet. Moment shumë emocionues ky është edhe për prindërit, që sivjet u desh që të kujdesen vetë për librat, njofton Klan Kosova.
Drejtoresha e shkollës, Agime Lajqi, tregoi se nëpër klasa u sistemuan edhe nxënësit e gjeneratave tjera. E aktiviteti u përcoll edhe nga komunarët.
“Kryesisht të gjitha shkollat kanë filluar, renovime ka në shkollën e Vitomiricës, por në këtë rast nxënësit shkojnë në dy shkolla të tjera, dhe një shkollë në Jabllanicë i ka disa probleme teknike, por nga e hëna vazhdojnë edhe ata, është një vit i mbarë”, u shpreh Naser Gega, Drejtor i Arsimit në Pejë.
Sa i përket procesit të sigurimit të librave Gega tha se në secilën shkollë të qytetit është obliguar nga një mësimdhënës të ju ofrojë ndihmë teknike prindërve.
https://www.youtube.com/watch?v=pdfkdDZGpgQ
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.