Llapi ka triumfuar ndaj Vushtrrisë sot në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.
Llapjanët ngadhënjyen në mënyrë solide, 2:0 falë autogolit të Erdin Dushit në minutën e 13-të dhe Elvir Gashijanit në të 49-tën.
Ndërkaq, me po këtë rezultat tutje ka kaluar Malisheva pasi fitoi në Ferizaj ndaj Dinamo Ferizajt.
Arlind Veliu në minutën e 31-të dhe Drilon Hazrollaj nëntë minuta më vonë u përkujdesën për këtë fitore.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.