Lajmet e fundit

“Gjatë diskutimeve u vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës dhe progresi i arritur, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit. Lacroix riafirmoi mbështetjen për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të UNMIK-ut për forcimin e sundimit të ligjit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve”, thuhet në njoftim.Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së gjithashtu u takua me përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare. https://klankosova.tv/zyrtari-i-larte-i-okb-se-nis-sot-viziten-dyditore-ne-kosove/