KB Vëllaznimi ka njoftuar se ka nënshkruar me Don Polloshkan.
Klub nga Gjakova këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.
“Don Polloshka zyrtarisht lojtar i KB Vëllaznimit. Doni i cili luan në poziten e organizatorit është njëri ndër talentët më premtues në vend”, thuhet në njoftim.
Polloshka karrierën e zhvilloi në KB Sigal Prishtina , vitet e fundit e dëshmoi se ka prespektivë të madhe.
Kapiteni i reprezentacionit të Kosovës shkëlqeu këtë verë në Kampionatin Evropian u20 që u mbajt në Gjeorgji ku ishte lojtari kryesor i ekipit.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.