Valencia CF ka mbyllur marrëveshjen për të sjellë sulmuesin argjentinas Lucas Beltrán nga Fiorentina, duke forcuar kështu repartin ofensiv për sezonin aktual në La Liga.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, marrëveshja është në formë huazimi deri në fund të sezonit, kundrejt shumës prej 1 milion euro, pa opsion blerjeje të përhershme, transmeton klankosova.tv.
Ky transferim vjen pas dështimit të Valencias për të siguruar nënshkrimin e Umar Sadiq, duke e bërë Beltrán përforcimin kryesor për trajnerin Carlos Corberán në vijën e sulmit. Sulmuesi 24-vjeçar, i cili ka treguar formë të mirë me Fiorentinën në Serie A, pritet të ketë një rol vendimtar në përpjekjet e “Los Che” për të siguruar një sezon më stabil dhe konkurrues në kampionat.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.