Klubi i Basketbollit, Trepça, ka njoftuar se ka nënshkruar me reprezentuesin e Britanisë së Madhe, Devon Van Oostrum.
Van Oostrum i bashkohet Trepçes nga ekipi Levice i Sllovakisë të cilin e udhëhoqi drejt titullit kampion me 10.6 pikë dhe 5.1 asistime për ndeshje.
Organizatori 193 cm i gjatë përveç Levice, karrierë ka zhvilluar edhe në Baskonia, Cibona, MZT, Heroes Den Bosch, Koroivos, London Lions. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.