Pas largimit të Igor Tudor, Juventus ka emëruar Luciano Spalletti si trajnerin e ri deri në fund të sezonit 2025/26, me opsion vazhdimi nëse klubi kualifikohet në Champions League.
Spalletti, 66 vjeç, ka një karrierë të gjatë me klube si Udinese, Roma, Zenit, Inter dhe Napoli, ku fitoi titullin e Serie A me Napolin në sezonin 2022/23.
Ai merr drejtimin e Juventusit pas një periudhe të vështirë për klubin, ku skuadra kaloi një seri prej tetë ndeshjesh pa fitore.
Debutimi i tij pritet në ndeshjen kundër Cremonese këtë fundjavë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.