Lajmi i pranimit të Sigal Prishtinës në EuroCup është konfirmuar nga Fiba.
Kështu së bashku me klubin prishtinas, janë edhe 59 ekipe që do të marrin pjesë në këtë garë prestigjioze .
Shorti për garat e ligës Fiba Eurocup do të mbahet me 4 gusht.
Veç kësaj, Sigal Prishtina ditë më parë ka konfirmuar edhe pjesëmarrjen në Balkan Ligë, si kampion aktual .
Së bashku me këtë lajm, ju informojmë se të enjten me datë 30 korrik prej ores 12 do të mbahet një konferencë për media në ambientet e klubit, ku priten të prezentohen përforcimet e reja te Sigal Prishtinës.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.