Villarreal dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e Renato Veiga, i cili do të luajë për skuadrën spanjolle për shtatë sezonet e ardhshme, deri në qershor 2032.
Ky operacion, i vlerësuar rreth 30 milionë euro, e bën mbrojtësin portugez lojtarin më të shtrenjtë në historinë e “Nëndetëses së Verdhë”, duke vendosur një rekord të ri për klubin, raporton Klankosova.tv
Në njoftimin zyrtar të Villarreal thuhet:
“Mbrojtësi portugez do të zhvillojë seancën e tij të parë stërvitore me shokët e rinj këtë të shtunë, nën urdhrat e trajnerit Marcelino García Toral. Klubi do të njoftojë së shpejti të gjitha detajet që lidhen me prezantimin e tij zyrtar si futbollist i Villarrealit.”
Me këtë transferim, Villarreal synon të forcojë repartin e mbrojtjes dhe të shënojë një kapitull të ri në historinë e klubit, ndërsa tifozët presin debutimin e Veiga-s me emocione të mëdha./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.