Klubi i Basketbollit Rahoveci ka vazhduar me përforcimet për pjesën e dytë të stinorit.
Së fundmi rahovecianët janë përforcuar me organizatorin Jack Pagenkopf, transmeton Klankosova.tv.
“KB Rahoveci njofton zyrtarisht se ka nënshkruar marrëveshje me organizatorin Jack Pagenkopf, i cili përforcon radhët e ekipit tone”, thuhet në njoftim.
“Jack, është vetëm një nga befasitë tona për publikun dhe tifozët më të mirë në botë”.
Ai vjen nga përvoja të rëndësishme në ligat e forta si në Gjermani dhe Turqi. Ai ishte edhe pjesë e ekipit të dytë të Cleveland Cavaliers.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.