Klubi i Malishevës ka njoftuar sot për ndarjen e rrugëve me trajnerin Qatip Osmani.
Bashkë me të, ekipin e kanë lënë edhe ndihmëstrajnerët Bashkim Livoreka dhe Liridon Kukaj, duke mbyllur kështu kapitullin e tyre në pankinën e klubit.
Osmani kishte marrë drejtimin e skuadrës në fillim të këtij edicioni, por pas një serie rezultatesh të dobëta, palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.
Klubi pritet të emërojë së shpejti trajnerin e ri që do ta udhëheqë ekipin në vazhdim të kampionatit./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.