Skuadra e basketbollit, Prizreni, ka prezantuar lojtarin e dytë të huajë në ekip.
Amerikani Josh Martin, është ardhja e fundit e tyre, njofton Klan Kosova.
“Martin ka qenë pjesë e ligës amerikane NCAA 1, i cili ka luajtur në skuadrën Cal Poly University dhe Santa Clara Unversity”, thuhet në njoftim të klubit.
Prizreni, më parë ka prezantuar edhe ardhjen e Ty Nicholas, ndërsa bën të ditur se shumë shpejt do të bëhet edhe zyrtarizimi i lojtarit të radhës.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.