Futbollisti Sabien Lilaj është prezantuar edhe zyrtarisht te FC Prishtina.
Për lojtarin, skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ka shkruar se është futbollisti më i shtrenjtë i transferuar në tridhjetë vitet e fundit, si te Prishtina ashtu edhe në kampionatin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Sabien Lilaj, ikona e Skënderbut të artë. Mesfushori më i talentuar i Kategorisë superiore. Futbollist me pak klube. Prishtina vetëm skuadra e gjashtë në karrierë. KF Tirana nga moshat e reja (1999-2011), Lokomotiva Zagreb (2011-2012), Skënderbeu (2012-2018), Gabala, Azerbajxhan (2018-2019) dhe Sektizia Nes Tziona, Izrael (2019-2020)”, shkruan FC Prishtina.
“Pa dyshim, Sabieni është futbollisti më i shtrenjtë i transferuar në tridhjetë vitet e fundit, si i Prishtinës, po ashtu edhe i kampionatit në Kosovë”.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.