Klubi i Basketbollit Ponte nga Prizreni, e ka humbur zyrtarisht ndeshjen kundër Pejës, pas incidentit që ka ndodhur dje.
Kështu Peja do të luajë në finale me Golden Eagle Yllin.
Federata e Basektbollit të Kosovës, në një vendim të publikuar pak më parë ka vendosur që Ponte ta humbë ndeshjen me rezultat 20:0.
"Konform Nenit 39.6.6 të Propozicioneve të Garave me vendimin e marr nga gjyqtari i parë, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 20:0 në favor të KB Peja, kurse KB Ponte Prizreni eliminohet nga garat e Play Off-it".
FBK bazuar në raportin e ndeshjes, raportit shtesë nga vëzhguesit, deklaratave të gjyqtarit kryesor dhe gjyqtarëve të tjerë, video incizimeve nga ndeshja e pestë gjysmëfinale të FIVE STAR Superligës së Kosovës, Ponte Prizreni - Peja te rezultati 48:49 e zhvilluar më 04.05.2021 në Prizren, Komesari i Garave pas grumbullimit të dëshmive, provave të ndeshjes merr këtë ka marrë edhe vendime të tjera:
https://klankosova.tv/rrahje-mes-lojtareve-nderpritet-ndeshja-ponte-prizreni-peja-video/
Vendimi i plotë i FBK-së:
- Konform Nenit 39.6.4 të Propozicioneve të Garave gjyqtari i parë në konsultim me vëzhguesin e ndeshjes vendos për ndërprerjen e ndeshjes KB Ponte Prizreni - Peja pas sulmit ndaj lojtarëve të KB Peja.
- KB Ponte Prizreni Konform Nenit 49.15 të Propozicioneve të Garave (në pajtim me Nenin 39.6.6) dënohet me 4.000 euro dhe 3 ndeshje pa prezencën e shikuesve për edicionin 2021/22.
- Konform Nenit 39.6.6 të Propozicioneve të Garave me vendimin e marr nga gjyqtari i parë, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 20:0 në favor të KB Peja, kurse KB Ponte Prizreni eliminohet nga garat e Play Off-it.
- Konform Nenit 16.1 dhe Konform Nenit 50.2.1 të Propozicioneve të Garave trajneri i KB Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati dënohet me 500 euro.
- Konform Nenit 16.1 dhe Konform Nenit 50.2.1 të Propozicioneve të Garave, Kryetari i KB Ponte Prizrenit, Zgjim Kryeziu dënohet me 500 euro.
- Konform Nenit 48.5 të Propozicioneve të Garave KB Ponte Prizreni dënohet me 200 euro.
- Konform Nenit 48.15 të Propozicioneve të Garave, KB Ponte Prizreni dënohet me 300 euro.
- Konform Nenit 49.3 të Propozicioneve të Garave KB Ponte Prizreni dënohet me 400 euro.
- Brandon Walters (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
- Aj Walton (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
- Leurit Morina (KB Ponte Prizreni) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Ponte Prizreni.
- Dardan Berisha (KB Peja) Konform Nenit 50.1 të Propozicioneve të Garave dënohet me 100 euro.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.