Futbollisti Përparim Islami, ka vazhduar kontratën me skuadrën e Feronikelit.
Islami ishte pjesë e Feronikelit edhe gjatë sezonit të kaluar, ku në ndeshje kundër Ballkanit ishte lënduar duke këputur ligamentet e gjurit të këmbës së majtë, njofton Klan Kosova.
“Feronikeli përveç që ka kryer shpenzimet e operimit të Islamit, i ka ofruar atij kontratë të re, duke përfshirë edhe kohën sa është në rikuperim nga lëndimi”, shkruan Nikli në njoftimin zyrtar.
“Kontrata e re dëshmon që klubi nuk i ka harruar asnjëherë shërbimet dhe paraqitjet dinjitoze të Përparim Islamit”.
Mbrojtësi pritet që paraqitjet e para në fanellën gjelbër e bardhë t’i bëjë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, ateherë edhe kur pritet të rikthehet nga lëndimi i pësuar.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.