Klubi basketbollistik, Peja ka nënshkruar me amerikanin Ronald Davis, njofton klubi përmes faqes zyrtare në Facebook.
Në këtë njoftim shkruan që Davis luan në pozitën e fundorit shënues, ai po ashtu ka përvojë të gjatë nëpër kampionate të ndryshme, si: Francë, Itali, Ukrainë, Greqi dhe Izrael.
Në sezonin fundit ai ka luajtur në Izrael tek Elitzur Ramla, ndërsa ka pasur një mesatare prej 16.3 pikë për ndeshje.
Davis pritet që t’i bashkohet ekipi të Pejës shumë shpejtë në stërvitje, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.