Klubi italian i Serie A, Genoa ka njoftuar lidhur me shkarkimin e trajnerit Patrick Vieira.
Përmes një reagimi zyrtar, drejtuesit e Genoas njoftuar se vendimi erdhi pas një fillimi katastrofik të sezonit, ku pas nëntë ndeshjeve në ligë, skuadra nuk arriti të siguronte asnjë fitore dhe duke regjistruar tre barazime, shkruan Klankosova.tv
Para raundit të dhjetë, Genoa ndodhet në fund të tabelës më saktë në vendin e 20-të.
Gianluca Di Marzio, raporton se tre kandidatë po merren në konsideratë si zëvendësues të mundshëm: De Rossi, Vanoli dhe Gotti. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.