Pas një sezoni mjaft të zbehtë te Sampdoria, M’Baye Niang nis një kapitull të ri në Turqi.
Pas përvojës së tij mes 2023 dhe 2024 te Adana Demirspor, sulmuesi franko-senegalez ka firmosur me Gençlerbirligi.
“Gençlerbirligi ka angazhuar sulmuesin 30-vjeçar M’Baye Niang, i cili ka luajtur së fundmi te Sampdoria. Ekipi ynë ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me lojtarin, i cili ka shtetësi senegaleze dhe franceze”, njoftoi klubi turk. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.