Ndeshja e dytë çerekfinale e Champions League për femra, mes Barcelonës dhe Wolfsburgut, do të luhet në stadiumin Johan Cruyff dhe jo në Olympic Lluis Companys , siç ishte planifikuar, njoftoi klubi katalanas të hënën, përcjell Klankosova.tv
Përmes një deklarate për media, Barcelona ka njoftuar se vendimi vjen pasi nuk mund të garantohet gjendje e mirë e fushës për shkak të mbingarkesës së ndeshjeve gjatë muajit mars.
"Nuk mund të garantonte një gjendje të mirë të barit. Dhe për këtë arsye klubi në marrëveshje me UEFA-n, ka vendosur ta zhvendosë ndeshjen në Johan Cruyff”, shkruhet ndër të tjerash në njoftimin e klubit katalanas.
Ndeshja zhvillohet me 27 mars me fillim nga ora 18:45.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.