Klubi i Basketbollit, Prishtina ka njoftuar se e ka rinovuar kontratën e Meriton Ismailit.
Këtë e ka bërë të ditur klubi kryeqytetas përmes rrjeteve sociale, njofton Klankosova.tv.
“Ylli i klubit Meriton Ismaili vazhdon kontratën me klubin e tij të zemrës.
"Snajperisti" i përfaqësueses së Kosovës, njëherësh edhe ylli i skuadrës Meriton Ismaili edhe këtë vit do të jetë me ne, Meritonit i dëshirojmë suksese në këtë sezon”, thuhet në njoftimin e klubit të Prishtinës.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.