KB Vëllaznimi ka bërë të ditur se ka transferuar basketbollistin amerikan Preston Knowles.
Knowles është përforcimi i parë i klubit gjakovar në pozitat 1/2, njofton Klankosova.tv.
“Mirë se vjen Preston Knowles. Basketbollisti amerikan, 187cm i gjatë është përforcimi i parë i klubit në pozitat 1/2 . Preston ka provojë të madhe në disa nga elitat më prestigjoze në Amerikë NBA G Legue dhe në Europe Kroaci, Itali, Israel, Greqi Ukrain etj”, thuhet në njoftimin e tyre.
Vëllaznimi së fundmi ka arritur të nënshkruajë me Burim Zekiqin, i cili më parë ishte pjesë e Trepçës.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.