Basketbollisti Kevin Love ka nënshkruar kontratë me Miami Heat.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nga Florida përmes një postimi në llogaritë e veta në mediat sociale, ku Love shihet duke hedhur firmën e tij.
Love, kampion i NBA-së me Cleveland Cavaliers, i kaloi nëntë vjet te ky klub.
Ai ishte draftuar nga Memphis Grizzlies mirëpo ishte transferuar te Minesotta Timberwolves ku kishte luajtur për gjashtë vjet.
34-vjeçari është zgjedhur pesë herë All-Star në NBA.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.