Dy personat e plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes në Prishtinë, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas burimeve brenda Qendrës Emergjente, të cilat kanë bërë të ditur për gazetaren e Klan Kosova, Arbreshë Uka, mësohet se njëri nga të plagosurit është dërguar menjëherë në sallën e operacionit, ku po trajtohet nga ekipet kujdestare të kirurgjisë vaskulare dhe abdominale.
Gjendja e tij raportohet e rëndë dhe jo stabile.
Ndërkohë, i plagosuri i dytë po trajtohet në Qendrën Emergjente dhe ndodhet nën vëzhgim. Edhe gjendja e tij vlerësohet e rëndë, por aktualisht stabile.
Sipas të të njëjtave burime, të plagosurit janë të moshave 31 dhe 36 vjeç. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/dy-persona-plagosen-me-arme-zjarri-ne-prishtine/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.