Khalid El Amin karrierën si basketbollist e nisi në NBA, ishte pjesë e skuadrës Chikago Bulls, kurse në Prishtinë ai vjen me një përvojë të madhe nga ligat me të forta në Europë.
El Amin është 36 vjeçar, është i gjatë 178 cm dhe luan në pozitën e playmakerit. Së fundi ai është paraqitur me skuadrën gjermane BG Gottingen për të cilen luajti me një mesatare prej 14 pikëve e 5 asistimeve, transmeton Klan Kosova.
Veç në Gjermani, Khalid El Amin ka luajtur edhe në ligën e Turqisë me Turk Telekom me të cilën ne vitin 2008 e fitoi kupën e këtij shteti dhe u shpall MVP i finales .
36 vjeçari ka përvojë të madhe në EuroCup pasi ka luajtur sukesshem edhe për ekipet si Lietuvos Rytas, Cibona Besiktas e Le Mans .
Ndryshe Khalid El Amin është përfocimi i 6-të, pasi me parë për KB SIGAL Prishtinën, kanë nënshkruar Giorgie Cekovski, Gëzim Morina, Stanimir Marinov, Yll Kaçaniku dhe LaceDaruis Dunn.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.