Klubi i Basketbollit, Rahoveci ka vazhduar me transferimet për stinorin e ri që do të fillon në Superligë.
Rahoveci përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se janë përforcuar me Wes Alcegaire, njofton Klankosova.tv.
26 vjeçari luan në pozitën 3.
“Wes ALCEGAIRE është basketbollisti më i ri i skuadrës sonë. Një lojtar me goxha përvojë në arenën ndërkombëtare, respektivisht FIBA Europre Cup, na bashkohet në rrugën drejt suksesit”, thuhet në njoftimin e KB Rahovecit.
Alcegaire në të kaluarën ka djersitur edhe fanellën e skuadrës Inter Bratislava në elitën sllovake të basketbollit.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.