Klubi i Basketbollit, Rahoveci ka njoftuar se kanë nënshkruar me amerikanin, Eric Davis Jr.
Amerikani luan në pozitat 2 dhe 1, transmeton Klankosova.tv.
“Eric Davis Jr, lojtar i ri i Rahovecit
Amerikani 24 vjeçar që luan në pozitat 2 dhe 1, i bashkohet karvanit bardhekaltër drejt arritjes së objektivave.
Me të në parket skuadra ndihet më e kompletuar, teksa shpresojmë që fati, si pjesë e pandashme e një sportisti, nën fanellën tonë, të jetë në anën e tij”, thuhet në njoftimin e Rahovecit.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.