Klubi i Basketbollit, Prishtina ka vazhduar me përforcimet për sezonin e ardhshëm.
Kryeqytetasit kanë njoftuar se janë përforcuar me basketbollistin e përfaqësueses së Maqedonisë, Lejson Zeqiri, njofton Klankosova.tv.
Zeqiri luan në pozitat 4-5.
“Basketbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë Lejson Zeqiri është ylli i radhës që i bashkohet Sigal Prishtinës
Zeqiri ishte afër të transferohej në ekipin e njohur turk Beshiktash, por zgjodhi që këtë sezon t’i bashkohet klubit tonë Sigal Prishtinës Zeqiri është lojtarë i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut dhe vjen nga kampionati Maqedon, konkretisht nga klubi MZT Skopje. Zeqiri luan në pozitat 4-5”, thuhet në njoftimin e plotë të KB Prishtinës.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.