Jetmir Zeqiri ka vazhduar kontratën me klubin e Prishtinës.
Zeqiri ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga kryeqyteti, njofton Klankosova.tv.
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me Jetmir Zeqirin, i cili u transferua në vitin 2021 për vazhdim kontrate edhe për 2 sezone”, thuhet në njoftim.
Ai kishte paraqitje të shkëlqyeshme me ekipin kryeqytetas dhe me statistika 11.1 pikë dhe 5.7 kërcime në Superligën e Kosovës dhe me 9.3 pikë dhe 4.1 kërcime për ndeshje në BIBL Balkan League.
Gjatë ditës së djeshme, Prishtina njoftoi për vazhdimin e kontratës edhe të Muhamed Janjevas.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.