Telenovela e gjatë e transferimit të Harder më në fund ka marrë fund.
Sulmuesi danez, i cili ishte shumë pranë një kalimi te Milani por edhe Rennes, ka zgjedhur si destinacionin e tij të ri RB Leipzig, transmeton klankosova.tv.
Sportingu ka konfirmuar shitjen përfundimtare të lojtëares, me kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.
Në fjalët e tij të para si lojtar i Leipzig, Harder u shpreh:
"Nuk shoh dot orën për të nisur këtë sfidë të re. Bundesliga është një kampionat i madh, ku mund të rritem dhe të tregoj më të mirën time. Dua të shënoj shumë gola dhe të ndihmoj skuadrën për të arritur objektivat. Leipzig njihet për futbollin intensiv dhe ofensiv, që i përshtatet plotësisht stilit tim".
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.