Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka zgjatur kontratën e tij deri në qershor të vitit 2027, njoftuan kampionët spanjollë.
Gjermani e udhëhoqi Barcën drejt tripletës vendase, duke fituar La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës në vitin e tij të parë në krye të klubit.
“Barcelona dhe Hansi Flick kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së tij, e cila do ta lidhë atë me klubin deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Flick zëvendësoi Xavi Hernandez pasi Barcelona e përfundoi sezonin e kaluar pa një trofe dhe ka pasur një ndikim të shpejtë në Katalonjë. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.