Pas Drilon Hajrizit edhe dy basketbollistët tjerë, Alban Veseli dhe Fisnik Rugova kanë nënshkruar kontratë të re me KB Peja edhe për një vit. Ky është viti i tretë për Hajrizin dhe Veselin ndërsa Rugova është në vitin e tij të dytë tek ky klub, njofton klubi përmes faqes zyrtare në Facebook.
“Familja jonë po qëndron e bashkuar edhe këtë vit duke u zgjeruar edhe më shumë dhe duke punuar për të luftuar për trofe të tjerë. Lojtarët në fjalë po stërvitin me ekipin dhe po punojnë shumë për një sezonë të mbarë”, shkruan në këtë njoftim, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.