Arti Hajdari është basketbollist i ri i KB Prizrenit.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e prizrenasve në Facebook, njofton Klan Kosova.
Së fundi Hajdari ishte pjesë e Pejës me të cilët fitoi Kupën e Kosovës.
“Hajdari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi”, thuhet në njoftimin e klubit.
Basketbollisti pejan pas nënshkrimit u shpreh i lumtur për transferimin në Prizren.
“Jam i lumtur që kam kaluar në një klub të organizuar, do të bëjë më të mirën e mundur nga vetja për skuadrën t’i arrijë objektivat e synuara”, tha ai.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.