Klubi i Basketbollit Golden Eagle Ylli ka njoftuar për nënshkrimin e Mikaile Tmusic.
Klubi nga Suhareka e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale, përcjell Klankosova.tv
Tmusic është pjesë e Kombëtares së Kosovës në Basketboll.
Mikaile ka qenë më parë pjesë e Superligës së Kosovës në Basketboll te Prishtina dhe Bashkimi.
Kurse në sezonin e fundit ishte në Mal të Zi, te skuadra e Podgoricës.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.