Nënkampioni i Kosovës në futboll, SC Gjilani, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje dyvjeçare me futbollistin kroat, Ivan Fustar.
31 vjeçari së fundi ishte pjese e skuadrës qipriote, Nea Salamis, transmeton Klan Kosova.
“Ivan Fustar përveç aventurave të ndryshme jashtë vendlindjes, ai gjithashtu ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave në Kroaci, ku vlenë të ceket ajo në Superligën kroate tek Slaven Belupo, ku u paraqit për dy edicione nga viti 2013 deri në vitin 2015”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
“Fustar, i gjatë 1.87 metra njihet për lojën e tijë në ajër, ku pritet të jetë edhe një "armë" shtesë e kryetrajnerit Gentjan Mezani në mbrojtjen kuq e bardh të Gjilanit, për edicionin e ri të garave në Superligën e Kosovës në futboll”.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.