Gennaro Gattuso ka njoftuar se është dorëhequr nga drejtimi i Kombëtares së Italisë, pasi nuk arritën të kualifikoheshin në Kampionatin Botëror.
“Me zemër të thyer, meqë dështuam të arrijmë qëllimin që ia caktuam vetes, konsideroj se kohës sime si trajner i ekipit kombëtar i ka ardhur fundi”, tha Gattuso, i cili ka fituar gjashtë nga tetë ndeshjet që i zhvilloi si trajner i Italisë, raporton Klankosova.tv.
“Ka qenë nder për të drejtuar ekipin kombëtar, dhe që këtë ta bëj me një grup lojtarësh që kanë treguar përkushtim dhe devotshmëri ndaj fanellës”.
Largimi i Gattusos vjen pas dorëheqjes së kreut të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dhe kreut të delegacionit italian, Gianluigi Buffon.
Azzurrët humbën 4-në penalti ndaj Bosnjës të martën, pas barazimit 1-1 në Zenicë.
Kampionët e katërfishtë botëror luajtën për herë të fundit në një Botëror më 2014. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.