Klubi i Basketbollit, Rahoveci ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin grek, Fotis Takianos.
Tutje, Rahoveci ka bërë të ditur se zëvendësues i tij do të jetë ndihmësi aktual, Illmen Bajra, njofton Klankosova.tv.
“Me marrëveshje të dyanshme, kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin grek, Fotis Takianos.
E falenderojmë për punën e bërë deri më tani dhe kontributin e dhënë, teksa i urojmë çdo ditë të mirë në jetë e karrierë. Zëvendësues i tij do të jetë ndihmësi aktual, Illmen Bajra.
Me këto ndryshime, klubi synon të rikthehet në normalitet, pas rezultateve të fundit”, thuhet në njoftimin e klubit të Rahovecit.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.